Interi u mposht nga Juventusi në derbin e Italisë me rezultati 1-0, me Kostic që vendosi edhe fatet e këtij takimi. Një humbje që nuk pranohet lehtë te zikaltrit, me Simone Inzaghin që shpërthen pas ndeshjen. Timonieri i Interit thekson se skuadra e tij u mposht nga një gol i parregullt dhe në epokën e sistemit Var të tilla situata janë të papranueshme, pasi lojtari i Juves ndal topin e dorë.
“Ndodhi diçka shumë serioze, njësoj si në Monza. Në epokën e VAR-it, të tilla situata janë të papranueshme. E kam shumë të vështirë që si trajner të flas për ndeshjen. Është dorë e pastër, nuk ka nevojë ta them unë këtë. Më thonë se nuk ka imazhe, kam parë të paktën 20 imazhe. Ky gol është i papranueshëm, nuk mundem ta pranoj, është shumë serioze ajo që kam parë. Kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë.
E dinim që ishin të mirë në rifillim, edhe ne i trajtuam mirë, por po flasim për një ndeshje me defekte që na kushtoi një hap prapa në rrugën tonë.
Forma jonë është e njëjtë, edhe nëse jemi duke adoptuar disa zgjidhje alternative. Sonte goli kushtëzoi lojën. Sonte bëmë diçka gabim teknikisht, por asgjë për të thënë për qëndrimin e djemve”, tha Inzaghi.