Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shpërdorimi i rasteve, Starova kryqëzon Carën dhe Rrapajn: Nuk kam parë egoizëm të tillë te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Shpërdorimi i rasteve, Starova kryqëzon Carën dhe Rrapajn: Nuk

Partizani u mposht nga Laçi në shtëpi duke shpërdoruar avantazhin e pjesës së parë. Të kuqtë u mundën 1-2, por rastet e shpërdoruara nga lojtarët e kuq ishin për t’i vënë duart në kokë. Nga momenti në moment priteshin golat e rradhës nga ‘Demat’, por finalizimi nuk erdhi me Carën e Rrapajn që patën raste me shumicë.

Sulejman Starova e ka evidentuar këtë në studion e MCN pas ndeshjes duke kritikuar dyshen e Partizanit për egoizmin e treguar në fushën e lojës. Cara pati një mundësi pasimi për Mensah të vetëm në zonë në pjesën e parë, ndërsa Rrapaj për Carën në minutën e 69’ kur ndeshja ishte ende 1-0 dhe mund të vulosej gjithçka.

“Nuk e kam parë ndonjëherë Partizanin të udhëheqë për kaq minuta e të mos e marri veten. Kur ta jep kundërshtari 3 herë dhe ti të mos rrezikosh mendoj që lidhet me difektet që ka reparti e jo faza difensive.

Unë nuk kam parë ndonjëerë rast egoizmi siç kam parë këtë rradhë. E kam konstatuar edhe një herë mungesën e finalizimit te Partizani, por të kesh mundësi t’ja japësh topin shokut që është bosh edhe nuk ia jep kjo duhet rregulluar. Ishte një moment egoizmi”, tha Starova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga