Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë bizneset dhe kompanitë shqiptare të shprehin interesin e tyre për të blerë hapësirat përkatëse të reklamimit në perimetrin e fushave sportive me anë të banerit statik në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”.
Shtëpia e Futbollit do të jetë shtëpia e ekipit tonë kombëtar A dhe e gjithë ekipeve kombëtare të moshave për vitet në vijim, ku do të zhvillohen seancat stërvitore të ekipit kombëtar, grumbullimet, ndeshjet përgatitore, përgatitja fizike e atletike, fizioterapia dhe gjithë elementet e tjera të punës së Ekipit tonë Kombëtar.
Gjithashtu, Shtëpia e Futbollit do të jetë vendndodhja e zhvillimit të ndeshjeve dhe turneve ndërkombëtare të ekipeve kombëtare të moshave.
Subjektet e interesuara mund të dërgojnë kërkesat dhe ofertat e tyre pranë selisë së FSHF ose në adresën zyrtare të e-mail: [email protected] dhe/ose [email protected] brenda datës 24 shkurt 2023. Vlerat më të larta të ofruara do të mund të përfitojnë të drejtën për reklamim.
Vendndodhja strategjike në qendër të Tiranës dhe ekspozimi i lartë mediatik është garanci për rritjen e qëndrueshme të markave tregtare që do të asociohen me ekipin kombëtar.
KRITERET KUALIFIKATIVE TË PRANIMIT
Ofertuesi duhet të deklarojë se:
- Është ligjërisht i regjistruar dhe me aktivitet tregtar të pakufizuar ose të pezulluar dhe duhet të provoje këtë me të dhënat historike dhe detajet e regjistrimit.
- Nuk është në rrezik falimentimi (te treguar nga pasqyrat financiare te dy viteve te fundit).
- Nuk është dënuar për asnjë akt kriminal të lidhur me aktivitetin tregtar dhe/ose profesional.
- Ka paguar të gjitha taksat dhe sigurimet shoqërore sipas legjislacionit të vendit në të cilin është regjistruar (treguar nga vërtetimet e këtyre pagesave).
- Ofertuesi duhet të angazhohet se do të respektojë ekskluzivitetin dhe të drejtat e mëparshme në sektorët e mëposhtëm, që janë të deklaruara si “palë të mbrojtura” për shkak të kontratave AFF me partnerët zyrtarë.
PALËT E MBROJTURA, SIPAS KONTRATAVE TË MËPARSHME ME FSHF
Kompani komunikimi (mobile) – Vodafone
Veshje sportive dhe atletike – Macron
Kompani sigurimi – Sigal
Banke – Union Bank
Agjenci Turistike – Vas Tours
Kompani tregtimi uji dhe të tjera të lidhur me të – Uji Tepelena
TË DHËNAT TEKNIKE
Çdo baner duhet të jetë me përmasat 6×1 metër, dhe tё përmbaj logon dhe emërtesën, vetëm të 1 (një) kompanie dhe/ose produkti;
Numri minimal i banerave të ofertueshëm: 3 (tre);
Kohëzgjatja maksimale: 1 (një) vit, me mundësi rinovimi;
Oferta duhet të jetë e shoqëruar edhe me një përshkrim të markës së reklamuar.

