Shok reparti në sulmin e Egnatias, Paulaskas prek me fjalët për Dwamenan: Na mësoi respektin, dashurinë dhe besimin te njëri-tjetri
Shkruar nga NEWSPORT
Gytis Paulaskas ka prekur me fjalët e tij kushtuar ndarjes tragjike nga jeta të Raphael Dwamenas. Lituanezi ishte shok reparti me të ndjerin teksa të dy ndanin sulmin e rrogozhinasve duke patur një lidhje të fortë.
Në postimin e bërë së fundmi nga Egnatia në rrjete sociale, Paulaskas shkruan disa rreshta prekëse për ganezin.
“Ai ishte një magjistar në fushën e lojës, por ajo që bëri jashtë saj është më shumë. Ai na ndryshoi ne, na mësoi për respektin, dashurinë, besimin tek njëri – tjetri. Na tregoi se si njerëzit duhet t’i shijojnë dhe të buzëqeshin çdo sekond të jetës. Ajo që ai bëri dhe ajo ç’ka ai na mësoi do të qëndrojë me ne çdo ditë dhe ai do të jetë i përjetshëm në memorien tonë”, shkruan Paulaskas.