5 fitore radhazi te Vllaznia nuk shiheshin prej 10 viteve. Kjo formë në kampionat ka bërë që shkodranëve t’u kthehet besimi te kuqeblutë. Dhe pse numri i tifozëve ka qenë i ulët në ndeshjet e fundit, kundër Partizanit pritet dyndje.
Më 28 janar, të dielën, Vllaznia pret të kuqtë në “Loro Boriçi”. Ndeshja e duhur për të parë spektakël në tribuna duke nisur nga ora 17:00.
Aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e tretë me 3 pikë më pak se Partizani. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar me humbjen 4 me 1 te stadiumi “Arena e Demave”.