
Skuadra e Shkëndijës ka zhvilluar një ndeshje totalisht për t'u harruar ditën e sotme teksa ka humbur në kampionat 3-0 përballë kampionëve në fuqi të Vardarit.
Sukseset e shumta në Europë në stadiumin "Filipi i dytë" në Shkup nuk janë përsëritur edhe ditën e sotme teksa të zotët e shtëpisë kanë bërë ligjin duke mos i dhënë asnjë shans Shkëndijës.
Shkëndija synon të zbresë nga froni Vardarin në këtë sezon, por tetovarët duket se e kanë marrë sinjalin e qartë se nuk do ta kenë aspak të lehtë.
Ndërkohë skuadrat e tjera shqiptare në Maqedoni ka zhvilluar gjithashtu takimet e tyre. Renova ka mposhtur 1-0 Makedonija GP, ndërsa Shkupi është mposhtur në shtëpi 0-1 nga Rabotniçki.
Poll