Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkëndija e Tetovës rrezikon kreun, kuqezinjtë ndalen nga vendi i parafundit

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija e Tetovës rrezikon kreun, kuqezinjtë ndalen nga vendi i

Shkëndija e Tetovës ka barazuar përballë Breglanica Stip. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të ligës së Maqedonisë së Veriut përfundoi në barazimin 2-2.

Një ndeshje që u nis mirë nga shqiptarët, pasi gjetën golin e avantazhit që në minutën e 22’ me anë të Dashmir Elezit. Goli i këtij të fundit bëri që pjesa e parë e sfidës të mbyllej me avantazhin e kuqezinjve.

Me fillimin e pjesës së dytë, Begalnica u bë më kërkuese, madje gjeti golin e barazimit në minutën e 54’. Për vendasit shënoi Velkoski, i cili i dërgoi shifrat në 1-1. Por barazimi nuk zgjati shumë, pas në minutën e 68’, tetovarët gjetën golin e dytë, të cilin e shënoi Aganspahic. Kur u mendua se gjithçka po mbyllej me fitoren e ekipit shqiptar, ishte Gjorgjiev që shënoi. Ky i fundit realizoi golin për 2-2 në minutën e 86’ të sfidës, duke i rrëmbyer Shkëndijes një pikë të artë.

Me këtë barazim Shkëndija renditet në vendin e parë me 29 pikë, por ka 1 ndeshje më shumë se Shkupi që e ndjek me 28 pikë. Në krahun tjetër, Bregalnica mbetet në vendin e parafundit me 15 pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga