Milot Rashica gjeti sërish rrugën e rrjetës me Galatasaray, pasi asistoi për Zaniolon në ndeshjen e fundit, sulmuesi kosovar ka tundur rrjetën vetë në ndeshjen përballë Konyaspor të Endri Cekicit.
Në minutën e 31’, Rashica merr një top të bukur në zonë nga Akturkoglu dhe finalizon bukur me të majtën një aksion fantastik nga Galatasaray. Ky ishte goli i tij i dytë në kampionat teksa numëron edhe 4 asiste. Një formë fantastike para grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës.
Mirëpo, goli i tij nuk ka mjaftuar për të marrë fitoren pasi Konyaspor përmbysi gjithçka nmë minutën e fundit por performance fantastike e dardanit ka bërë që ai të rreshtohet mes më të mirëve të javës nga beIN Sport.
Poll