Shkëlqeu me gol dhe asist, “raketa” kuqezi vlerësohet në Turqi
Shkruar nga NEWSPORT
Odise Roshi ishte protagonist absolut me skuadrën e Sakaryaspor. Skuadra e lojtarit shqiptar arriti të fitonte përballë Bodrumspor, ku Roshi do të shënonte në këtë fitore.
Megjithatë nuk u ndal vetëm me kaq, pasi “raketa” kuqezi do të asistonte në golin e dytë të tijve , duke qenë një protagonist në fitoren 2-1.
Kjo paraqitje nuk ka kaluar pa u vënë re dhe Roshi është zgjedhur edhe lojtari i javës në Turqi. Kujtojmë se sulmuesi shënoi golin e parë në këtë sezon, ndërsa dhuroi asistin e 5-të.