Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Shkëlqen Tirana, sulmuesi afrikan e nis me gol

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Shkëlqen Tirana, sulmuesi afrikan e nis me gol

Tirana-Apolonia 2-0

Shënues: Edeh 15', Hoxhallari 44'

Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari, Karabeci, Vucaj, Merveille, Romuald, Edeh, Moise

Trajner: Ilir Daja

Apolonia: Çako, Broshka, Kaçiku, Balaj, Dimo, Hysenshahaj, Uzuni, Krasniqi, Stojanov, Ibrahimi, Rafeski (U aktivizuan Kondakçiu, Harizaj, Hasani, Braka)

Trajner: Elidon Demiraj

 

Tirana ka fituar 2-0 sfidën miqësore ndaj Apolonisë në "Selman Stërmasi". Kjo përballje ngjalli një interes të jashtëzakonshëm te tifozët bardheblu, të cilët mbushën tribunat qendrore të "shtëpisë" së 24 herë kampionëve. Trajneri Daja hodhi në fushë që nga minuta e parë 4 përforcimet më të fundit të merkatos: Merveille, Romuald, Edeh dhe Moise. Të katër lojtarët nuk zhgënjyen publikun dhe stafin teknik duke zhvilluar paraqitje shumë pozitive. Madje ai që shënoi golin e parë të takimit ishte pikërisht sulmuesi nigerian Edeh në minutën e 15-të. Golin e dytë e shënoi Hoxhallari në minutën e 44-t. Pjesa e dytë pati shumë zëvendësime nga të dy trajnerët, duke ditur se pikërisht testimi i gjendjes së ekipeve ishte edhe misioni i kësaj ndeshjeje miqësore.

Poll

Lexo gjithashtu