Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Tifozi special i Francës, Fuga: Franca e kap prej flokësh Portugalinë, një shkelm…

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozi special i Francës, Fuga: Franca e kap prej flokësh

Filozofi dhe akademiku Artan Fuga ka shprehur sot mendimin e tij për rezultatin e finales mes Francës dhe Portugalisë. Përmes hironisë dhe humorit të thellë ai vendos bastin e tij. Për professor Fugën fiton Franca. I ka të gjitha mundësitë për ta bërë pasi arriti të mposhte edhe Gjermaninë në gjysmëfinale. Për të Portugalia do të jetë më e lehtë si sfidë për francezët. Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se Fuga është një francezo-shqiptar duke e ditur që një pjesë të mirë të jetës së tij e kalon në Francë. Ja postimi i tij i plotë:

‘’O tifoza !

Kampionati europian është bërë si Europa e bashkuar pas ikjes të inglizit në drejtim të paditur bashkë me ish kolonitë.

Në esfelt vafshin, prapë këtu do të kthehen si djali plangprishë, kokëulur, e do të trokasin në derë si lypsarë...erdhëm ne prapë te nëna, na pranoni o shqiptarë!

Ka mbetur me shumicë europa katolike, mesdhetare, latine, atje ku edhe Shqipëria ka rrënjët e hershme.

Francë - Portugali.

Derbi i kombeve të mëdhenj: latine, mesdhetare, katolike.

Kush do të fitojë?

Une nuk jam breshkë, gjel deti apo delfin që ta di qysh më përpara.

Por ama Franca ja mblodhi vjehrrës, Gjermanisë, duke e turpëruar në syte e lagjes si e currufjepsur, jo më ta kete problem motrën e vogël Portugalinë, e kap për flokësh, një shkelm në prapanicë me përkëdheli: Hajde ik te burri tani!

Sa shumë miq portugeze që kam, modest, të ndershëm, humane, miq që kurrë nuk të tradhtojnë. Si humbësa sot do të sillen shumë mirë...Keni për të parë’’, mbyll postimin e tij Fuga.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga