
Tenisti serb Novak Djokovic ka shkatuar debate pas një incidenti të patur me arbitrin e ndeshjes kur ky i fundit i dha dy faulle për shkelje të kohës. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen e Australia Open mes Federer dhe Djokovic ku ky i fundit ka dal fitues.
Djokovic ishte i acaruar me arbitrin Dumusois, i cili i dha dy faulle për shkelje të kohës dhe ndërkohë i afrohet duke i thënë " Punë e mirë, sidomos në të dytën. Tani u bëre i famshëm" dhe më pas e ka shkelur në këmbë.
Një gjest anti-sportiv ku të gjithë prisnin dënimin e tenistit serb por duket se i ka shpëtuar paq me një paralajmërim. Së fundmi Novak e pranoi fajin dhe këroi falje për gjithçka kishte ndodhur. "Ndonjëherë bëni gjëra me të cilat nuk jeni të kënaqur dhe kaloni në emocione të ndryshme ku keni ulje dhe ngritje. Në një sport profesional, ndodhin gjëra që padyshim nuk jeni krenar", ka thënë Djokovic.