
Kvicha Kvaratskhelia është padyshim supriza më e bukur e këtij sezoni. Sulmuesi i Napolit erdhi si askushi në verë dhe tani ka nën këmbët e tij t ëgjithë botën e futbollit. Sëbashku me Victro Osimhen kanë krijuar një dyshe që nuk ka mëshirë për asnjë kundërshtar duke dërguar Napolin shumë pranë suksesit historik të Scudettos dhe një pretendent edhe në Champions League.
Sigurisht, interesimet nga skuadrat milionere nuk kanë sesi të mungojnë dhe në tryezën e napoletanëve pritet të vijë një ofertë stratosferike. I blerë për vetëm 10 milionë euro në verë, Napoli ka mundësinë ta shesë yllin e tyre për 18 herë më shumë se kaq.
Pasanikët e PSG kanë shprehur vullnetin për të shpenzuar plot 180 milionë euro për shërbimet e tij, një çmim i njëjtë me të cilin u ble edhe Kylian Mbappe. Pra, një zëvëndësim kokë më kokë i francëzit që duket se i ka ditët e numëruara në Francë.