Partizani do të luajë ditën e sotme me Salzburgun në kuadrin e turit të tretë eliminator të Champions League. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të kuqtë, jo vetëm për rëndësinë që ka ky takim, por edhe për të ardhurat që mund të fitohen.
Në rast kualifikimi të Partizanit, arkat e klubit do të mbushën bindshëm, pasi UEFA akordon direkt 3 milionë euro për atë skuadër që shkon në fazën “play-off” të Champions League. Por përpos kësaj ka edhe një avantazh tjetër. Ajo skuadër që arrin të kualifikohet në fazën “play-off”, edhe në rast skualifikimi, merr pjesë automatikisht në grupet e Europa League.