
Monaco është një nga ekipet më prodhimtare në talente për futbollin Europian, me klubin nga principata që sezonet e fundit ka promovuar një numër të konsiderueshëm futbollistësh të rinj.
Sekreti i Monaco është fare i thjeshtë; zbulimi i tyre pa u bërë ende të njohur, blerja, stërvitja, zhvillimi, promovimi dhe në fund shitja e tyre për minimalisht 3-fishin e çmimit të blerjes.
Në një bilanc të fundit të publikuar nga mediat franceze, Monaco ka përfituar nga shitjet në tre sezonet e fundit plot 360 milionë euro për 6 lojtarë ku përfshihen Kilian Mbape, Tomas Lemar, Bernando Silva, Tiemue Bakajoko, Benxhamin Mendi dhe Fabinjo. Ato erdhën në principatë për rreth 60 milionë euro, ndërkohë që u shitën më pas për plot 380 milionë euro, me një bilanc rekord për arkat e klubit.