
Apolonia fitoi 3-0 me Lushnjën për javën e katërt në Kategorinë e Parë. Derbi i Myzeqesë u vendos nga golat e Maksutit, Umeijegio dhe Kurtit, teksa nuk munguan as tensionet në fundin e ndeshjes.
Mbrojtësi i miqve, Ruço u përplas me sulmuesin vendas Gjata. Kaq është dashur që fundi i ndeshjes të sillte një përplasje mes tyre, duke u dashur edhe ndërhyrja e stafeve për të ndarë lojtarët.
Veç dyshes që u ndëshkuan me karton të kuq në shtesë, edhe lojtarët e tjerë u përfshinë në sherrin masiv. Karton të kuq në këtë duel mori edhe Canka. Për ndeshjen e radhës, trajnerit Duro te Lushnja do i mungojnë dy lojtarët e rëndësishëm.
Poll