
Bylisi barazoi 2-2 me Tiranën në “Egnatia Arena” në kuadër të javës së 35-të të Abissnet Superiore. Për “oversport” trajneri Naxhi Shensoi theksoi se:
Barazimi? Unë shikoj çfarë bëj me skuadrën dhe bëjmë llogaritë tona. Unë dhedhe trajneri i partizanit jemi të jashtëm dhe kemi filozofinë tonë. Ne çdo ndeshje me Tiranën na ka shkuar mirë. Bylisi ka një filozofi të mirë dhe kjo tregon se edhe javën e kaluar meritoi fitoren edhe me 9 lojtarë. Me Kukësin treguam se ne luajmë futboll dhe meritojmë mbijetesën.
Penalltia? Rregullat janë aty, ato situata që pati faull mbrenda 16-të. Nëse ndodhte jashtë do ishte faull. Pyetja është a do jepte arbitri faull jashtë 16-tëshes. Loja e Bylisit duhet të dalë në plan të parë dhe jo ato episode.
Penalltia po të ishte kundër do jepej? Unë po mbroj filozifinë elojës time se si dua të bëj skuadrën time. Në çdo ndeshje kemi vërtettuar se Bylisi luan futboll pozitiv. Tirana nëse mendon se vetëm me episodin e penalltisë kishte fitu atëherë është shumë pak. Dy herë kaloi para dhe tashmë dhe tashmë pretendojnë për këtë. Avantazhi psikologjike ishte në anën tonë dhe e dija se nga stresi ata nuk do të fitonin dot. Edhe me Vllazninë do të luajmë fort.
Vllaznia, si do e përgatisni skuadrën? Ne do e analizojmë Vllaznisë, kur erdha unë e fitova 1-0. Ne kemi marrë 4 pikë ndaj shkodranëve dhe do e përgatistim ndeshjen si për çdo ndeshje tjetër.