
Arsen Wenger ka folur për Aaron Ramsey, teksa ka zbuluar se mesfushori i Juventus kishte dashur të qëndronte te Arsenal.
Por, për fajin e agjentëve, trajneri i njohur zbulon për BeIN Sports se 28 vjeçari kishte zgjedhur "Zonjën e Vjetër" në Seria A.
"Ai donte të qëndronte dhe e kishte arritur marrëveshjen me drejtuesit. Unë u përpoqa për një kohë të gjatë që ta bind për të rinovuar kontratën. Por, ndonjëherë menaxherët ndikojnë fort në rrugën që lojtarët zgjedhin. Unë di që ai vetë e kishte shprehur dëshirën dhe ka dashur gjithmonë të qëndrojë te Arsenal", ka deklaruar Arsen Wenger.
Kujtojmë që Juventus fitoi mbrëmë kundër Lokomotivës së Moskës, ndeshje që u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 2-1. Aaron Ramsey arriti të shënonte golin e parë për italianët.