Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shënoi më shumë se të gjithë në vitin 2023, Cristiano Ronaldo: Këshilloj lojtarët e mëdhenj të transferohen në Arabi

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi më shumë se të gjithë në vitin 2023,

Cristiano Ronaldo shënoi sërish mbrëmjen e djeshme në suksesin që Al Nassr arriti përballë Al Taaëon me fitoren 4-1. Portugezi shënoi golin e katërt për të tijët, duke kapur kështu kuotën e 54 rrjetave të tundura në vitin 2023.

Në fund të kësaj sfide, ishte vetë 38-vjeçari që foli para gazetarëve arabë. Ronaldo u shpreh se vitin e ardhshëm do të mundohet të bëjë më mirë, teksa nuk harron të ‘ftojë’ emrat e mëdhenj të futbollit europian që të transferohen në Arabinë Saudite.

“Vitin e ardhshëm do të provoj për të bërë më mirë se këtë vit. Jam shum i lumtur sepse vendimin për të ardhur këtu e mora kur askush nuk besonte në këtë ligë, por kjo është e shkuara dhe nuk më intereson.

Tani gjëja më e rëndësishme është që Liga Arabe të rritet sa më shumë, që lojtarët të duan të vijnë këtu sepse është konkurruese. Tani e gjithë bota e shikon këtë kampionat dhe unë i këshilloj lojtarët e mëdhenj të vijnë këtu, do të jenë të mirëpritur”, është shprehur portugezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga