Interi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Sassuolos. Ndeshja e prapambetur e Serie A u mbyll me fitoren 2-1 për zikaltërit. Një nga autorët e golave për Interin ishte edhe Lautaro Martinez që shënoi golin e dytë. Në fund të ndeshjes për mediat, argjentinasi u shpreh se Interi ndodhet në vend të parë sepse është Interi dhe ka bërë gjithçka për të arritur vendin e parë.
“Ne jemi të lumtur, këto janë tre pikë shumë të rëndësishme për të zgjatur distancën nga të tjerët. E filluam fazën e dytë, biseduam dhe po bëjmë gjithçka që dëshiron trajneri . Ne kemi menduar vetëm për ne, sot jemi në vend të parë sepse jemi Inter dhe po bëjmë gjithçka që provojmë gjatë javës.
Ne duhet të jemi të lumtur, e diela do të jetë një garë tjetër e vështirë, në të cilën duhet të garojmë . Jam i lumtur, është një ëndërr për mua të jem në një ekip të shkëlqyeshëm. Mundohem të përmirësohem çdo ditë, do të thotë se po bëj mirë. Unë duhet të vazhdoj kështu, me vazhdimësi “.