Harry Kane është tashmë një lider te Bayern Munich, me sulmuesin që ka arritur të përshtatet shumë shpejt dhe të shënojë gola vendimtarë në Bundesligë. Mbrëmjen e djeshme, ish-lojtari i Tottenham ishte protagonist absolut në klasiken e futbollit gjerman.
Anglezi ia doli të shënonte tripletë në debutimin e tij në klasiken, teksa ndihmoi Bayern të fitonte 4-0 ndaj Dortmund. Në këtë mënyrë shkruan historinë në “Signal Iduna Park”.
Me 3 golat e shnëuar ndaj Dortmund, Harry Kane bëhet futbollisti i parë që realizon tripletë në debutimin në klasiken e madhe të futbollit gjerman.
Poll