Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shenja krize te SKËNDERBEU? Korçarët braktisin traditën e viteve të fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Shenja krize te SKËNDERBEU? Korçarët braktisin traditën e

Skënderbeu vitet e fundit padiskutim që ka qenë një skuadër model nga aspekti i organizimit në futbollin shqiptar, me klubin korçar që i kushtonte rëndësi maksimale edhe detajeve më të vogla.

E tillë ishte dhe paraqitja e ekipit në fushën e lojës, me Skënderbeun që e kishte traditë që të prezantohej me një unifromë të re në çdo fillim sezoni, të personalizuar nga sponsori i tij teknik "Puma" dhe të ndryshme nga edicioni i kaluar.

Por këtë vit nuk ka ndodhur kështu, me ekipin korçar që mesa duket do të luajë këtë sezon me të njëjtën unifromë të vitit të shkuar. Në ndeshjen e parë zyrtare të këtij edicioni ditën e djeshme përballë Laçit për Superkupën, Skënderbeu u shfaq me fanelat me të njëjtin dizajn të sezonit të shkaur.

Nuk dihet nëse drejtuesit kanë vendosur të shkurtojnë shpenzimet në këtë pikë për një fanelë të re në kuadër të uljes së të ardhurave pas përjashtimit nga Kupa e Europës, apo kjo është thjesht një inerci apo mungesë vëmendje e klubit, që për hir të së vërtetës ka pasur probleme të tjera për t'u shqetësuar këtë verë.

[gallery columns="1" size="full" ids="267509"]

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga