
Tirana shënoi e para, por nuk ia doli të merrte një fitore ndaj Teutës. Durrsakët u çmendën duke përmbysur rezultatin dhe në këtë mënyrë bardheblutë dolën me humbje nga “Niko Dovana”.
Pas takimit foli Sebino Plaku, i cili doli në vend të Orges Shehit para gazetarëve. Ai analizoi shkurtimisht atë që ndodhi në impiantin e Teutës. Në prononcimin e zakonshëm për mikrofonin e Oversport, zv. trajneri i bardhebluve deklaroi:
“Mendoj se nuk ka ndryshuar shumë nga Kupa. Sot ndeshja mori një rëndësi të veçantë për situatën që ishin dy ekipet. E dinim se si do të përballenim me Teutën. Është një ekip i mirë. Pësuam gol në momentin më të mirë tonin. Ishte e vështirë të kishte rrjedhshmëri. Kjo na penalizoi shumë.
Kupa e Shqipërisë? Hasani, Behiratche dhe Hila janë titullarë të rëndësishëm. Tirana ka vuajtur mungesën e organikës së plotë. Synimi ishte të kishim ekip të plotë. I gjithë sezoni ka qenë me rotacionin tonë. Do të përgatitemi me futbollistët që kemi. Është mundësi e mirë për të gjithë.
Thirrja për tifozët? Të gjithë e presin një ndeshje derbi. Mund të varen fatet e sezonit. Është kulmi i kampionatit.
Gabimet e qendërmbrojtësave? Ishte moment i mirë i yni kur pësuam golin e parë. Ishte mungesë përqëndrimi. Është e vështirë të parashikohet vazhdimi. U bë shumë e vështirë më pas ndalesa. Na ndikoi kjo mënyrë se si u përballëm me ekipin. Edhe lojtarët me kartonë ndikuan sepse ishte një moment deçiviz. Vetëm pjesa e parë kishte vazhdimësi.
Mungesat në derbi? Jemi të mërzitur për humbjen e sotme. Ishim përgatitur për gjithçka. Rasti i derbit, është një mundësi për të treguar se ekipi i Tiranës ka shkuar aty për t’u përballur me një ekip si Partizani. Ne e kemi arritur këtë kulm falë sakrificave.
Dalja në prononcim? Është një moment që e vendosi trajneri Shehi në këtë mënyrë. Ishte i ngarkuar gjatë 90 minutave. Është shpërndarje ngarkesash. Këtë rast unë po marr ngarkesën që është pas 90 minutave.
Derbi? E thashë dhe më parë, kjo pjesë ka arritur kulmin e kampionatit. E vetmja gjë që na shqetësoi është që kjo ndikon në sakrificën tonë. Te Tirana ka pasur shumë ngjarje gjatë këtij kampionati, por na ka forcuar më shumë. Kjo është arma e Tiranës”, tha ai.