Tirana mposhti Egnatian në Rrogozhinë, me kampionët që triumfuan 2-1. Bardheblutë rikthehen kështu te fitorja në kampionët.
Pas kësaj ndeshje për “Oversport” ka folur edhe trajneri Orges Shehi, i cili ka theksuar se:
Fitorja? Është shumë e rëndësishme që arritëm 3 pikët. Ashtu siç shkoi loja në minutat e fundit jam shumë i kënaqur.
Ndryshimi i modulit? Është e vërtetë se ne kemi ndryshuar modul. Për këtë kemi punuar 3 ditë, pasi jam munduar t’ua ngulis lojtarëve që ky është një modulm fitues duke u bazuar edhe në lojën e kundërshtarit. I jam lutur zotit që të ishte ashtu siç e doja dhe fatmirësisht nuk kam gabuar.
Mesi i fushës? Unë mendoj se të 3 mesfushorët po bëjnë shumë mirë. Janë zemra e kësaj skuadre, pasi po na e bëjnë më të lëhtë ndeshjen. Doja që krahët të shtynin para dhe mesi i fushës të na jepte frymarrje. Zëvendësimet i bëra pasi isha i detyruar për shkak dëmtimesh.
Haxhiu? Haxhiu ka pak ditë që është baskuar. Bën shumë mirë në të djathë, pasi ka fizik të mirë. Mendoj se do na përshtatet edhe më shumë. Lojtarët kishin shqetësime dhe futa Nikqin dhe Lushkjen.
Gjendja shëndetësore e Bekajt? Është shumë mirë. Ka një të çarë të lehtë. Për pak minuta i humbi kujdesa, por tani është shumë mirë mban mend dhe golin që ka pësuar (qesh).
Pergjoni ne porte? Përgjoni i përshtatjet më mirë portës. Aleksi donte të merrte përgjegjësi, por ai është i shkurtër dhe nuk doja të rrezikoja.
Përbalja me Vllazninë dhe mungesa e Aleksit? Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat tonë. Është e vërtetë që për herë të parë nuk do të kemi Aleksin në fushë, por do të bëjmë maksimumin për të dalë fitimtarë nga përballja me Vllazninë.