Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shehi merr vendimin për Lushkjan dhe Abazajn, Kapllani gradon titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Shehi merr vendimin për Lushkjan dhe Abazajn, Kapllani gradon

Erzeni dhe Tirana do të përballen sot në Niko Dovana në orën 19:00 për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Shijkasit vijnë pas fitores me Kukësin dhe do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv edhe ndaj kampionëve në fuqi për ta çuar në katër, serinë e ndeshjeve pa humbje.

Bardheblutë nga ana tjetër, futen në fushë me petkun e kryesusesit dhe do të tentojnë të thellojnë akoma më shumë diferencën me Partizanin që humbi përballë Teutës.

Dy trajnerët kanë zgjedhur titullarët e sfidës dhe te Tirana debuton në mesfushë afrimi i janarit, Regi Lushkja ndërsa Kristal Abazaj e nis nga stoli. Kapllani do të rikthejë sërish në formacionin titullar, liderin e skuadrës, Gëzim Krasniqin.

Formacionet Zyrtare:

Erzeni (3-5-2): Xhika; Iljazi, Enck, Krasniqi; Kadriu, Mehmeti, Kriviçiç, Amir, Peposhi; Nonato, Ademi. Trajner: Xhevahir Kapllani

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Hila, Aleksi, Lushkja; Hasani, Patrick, Gjumsi. Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga