Albano Aleksi u afrua te Tirana në verën e fundit për të zëvëndësuar të larguarin Ardit Toli. Mesfushori shkatrrues është kthyer menjëherë në një lider te bardheblutë dhe pikë referimi për lojtarët gjatë lojës. Shehi e konsideron si një trajner të dytë duke e përdorur në të gjitha sfidat deri tani si titullar i padiskutueshëm.
Mbrëmë erdhi edhe trofeu u parë me fanellën e Tiranës në fitoren ndaj Vllaznisë në Superkupën e Shqipërisë. Aleksi ishte një ndër rregullatorët e lojës duke rikuperuar shumë topa që i dhanë frymë ekipit ndaj edhe trajneri Shehi e cilësoi në fund të ndeshjes si lojtari më i mrë në Shqipëri për rikuperim topash.
Në llogarinë e tij në Instagram, Albano Aleksi pozon me trofeun e fituar me meritë dhe shkruan: “Krenar dhe tani shohim përpara për trofe të tjerë.”