
Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, pas përfundimit të pjesës së parë e ka komentuar kështu barazimin 1-1 që u fiksua në fund të 45 minutave të para: “Më vjen mirë që skuadra po tregon grintë dhe dëshirë për ta fituar sfidën. Kështu duhet të jetë dhe mendoj se vetëm kështu mund ta fitojmë këtë trofe. Kjo është edhe motoja me të cilën kemi filluar sezonin dhe shpresoj ta pëfundojmë po në këtë mënyrë, duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje”, tha portieri i Skënderbeut për “SuperSport”.
Ndërsa mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti deklaroi: “E kemi vlerësuar maksimalisht Skënderbeun dhe këtë takim. Gjatë pjesës së parë luajtëm me kujdes, por për fat të keq pësuam një gol që mund ta shmangnim. Gjithsesi futbolli është i tillë dhe në pjesën e dytë do mundohemi të ngremë nivelin e lojës sonë edhe më shumë. Duhet ta fitojmë Superkupën për të çuar këtë trofe në Kukës, por edhe për t’i dhënë një sinjal Skënderbeut që është rivali ynë në luftën për titull kampion në sezonin e ri në Superiore”.