Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Muajin e fundit si i intubuar te Shefqet Ndroqi", trajneri kampion i Superligës Shqiptare: Titulli për familjen dhe tifozët durrsakë

Shkruar nga NEWSPORT
"Muajin e fundit si i intubuar te Shefqet Ndroqi", trajneri kampion i

Edi Martini ka folur pas fitores 6-1 kundër Apolonisë. Trajneri i kampionëve të Shqipërisë foli për mikrofonin e Supersport, ku u shpreh:

"Ju përshëndes të gjithëve. Shumë faleminderit për urimet. Një vit i gjatë, stresant. Këtë muajin e fundit, sikur kam qenë i intubuar në spitalin "Shefqet Ndroqi". Një javë në krye, një javë linim pikë. Ishte kampionat i çmendur. Stres i jashtëzakonshëm që shyqyr Zotit u kurorëzua me titull kampion.

Po ta keni vënë re, pas çdo humbje apo barazimi, në ndeshjen pasardhëse kemi arritur të fitojmë. Kjo tregon forcë karakteri. Kemi eksperiencë. Kemi qenë ekipi me cilësi. Kemi qenë një familje, shumë të lidhur së bashku. Kemi parë njëri-tjetrin në sy. Këta djem meritojnë komplimentat më të mëdha. Janë kampionë.

Bregu? Kjo është kënaqësia më e madhe. Dejvi na ka dhënë pikë të rëndësishme. Ka bërë diferencën në ndeshje të caktuara. Përveç se sportist i mirë, është edhe djalë i shkëlqyer. Më bëhet qejfi që është shpallur golashënues i Superiores.

Kanë qenë disa momente të vështira. Ky ka qenë kampionat i çmendur totalisht. Pas ndeshjes me Skënderbeun, pësuam një humbje që nuk e mendonte askush. Na duhej fitorja se s'bën. Ishte frikë. Po ashtu ka qenë rasti me Tiranën që humbëm këtu 2-0. Po ashtu edhe me Partizanin. Emocione të tilla kisha kohë që s'i provoja.

Goli i Apolonisë? Po, ndjeva pak frikë. Më bëri përshtypje se Zoti Kokëdhima kishte bërë mbledhje, shumëzim, pjesëtim. E gjeti kohën tani në fund, jo për 35 javë. Kam qenë në siklet deri në momentin e fundit.

Vllaznia? Unë do të shkoj në Shkodër, mezi pres të fitojë Kupën të hënën. Më bëhet zemra mal. Nesër do të mbyll telefonin për të bërë 10 ditë pushim. Pastaj për kontratën time do të shohim. Jam i qetë, jam krenar për punën që kemi bërë me skuadrën. Kam nevojë për relaks, të them të drejtën.

Kokëdhima? Nëse nuk do të ishte ai karikim që bëri Zoti Kokëdhima, ai ka dhënë prova për gjëra të tjera që e do shumë Shkodrën. Kishim dhe një inat, bashkë me tifozët. Ata thirrnin kundër Kokëdhimës. Është normale të luash këtu, por mënyra se si erdhën ishte me të vërtetë jo e mirë. Megjithatë faleminderit se na karikoi.

Dedikimi? Familja ime është ajo që më ka mbështetur. Mos të harroj, baba e nana ime ishin në sikletin më të madh. Ja kushtoj atyre. Tifozëve të Durrësit që më kanë respektuar tej mase, edhe në kafe, edhe në rrugë. Askush më tepër se ky qytet s'e ka merituar", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu