
Partizani luajti ditën e djeshme kundër Skënderbeut, sfidë që përfundoi me rezultatin 0-0. Pikërisht në këtë sfidë, përveç futbollit të luajtur në fushë pati incidente të shumta në shkallët e stadiumit. Për gjatë gjithë ndeshjes, tifozët e kuq u kapën me Tefik Osmanin, duke e ofenduar në kor për gjatë gjithë pjesës së dytë. Pjesë e këtyre ofendimeve ishin edhe Latifi me Takajn. Mesfushori kosovar acaroi tifozët për mos respektim "fair-play", ndërsa me Takajn filluan të kapeshin pas kartonit të kuq të Jorgjit.
Poll