Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shaqiri surprizon Kloop-in: Kam përvojë në fitimin e titujve

Shkruar nga NEWSPORT
Shaqiri surprizon Kloop-in: Kam përvojë në fitimin e titujve

Distanca me vetëm dy pikë nga Manchester City nuk bind Liverpool-in, pavarësisht deklaratave motivuese prej të besuarve të Jurgen Kloop.

Njëri prej tyre është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri i cili beson se skuadra është në rrugën e duhur për të arritur te titulli. Për ta vërtetuar një gjë të tillë ai ka bërë edhe një paralelizëm me kohën kur fitoi Bundesligën me Bayern Munich.

"Kam luajtur në Gjermani dhe kam fituar tituj atje, kështu që unë kam përvoja në fitimin e titujve. Duhet të jetë një mentalitet fitues dhe lojtarët duhet të fokusohen.Mendësia është e ngjashme edhe këtu. Unë jam i sigurt që skuadra mund të arrijë shumë. Tani ne duhet ta mbajmë këtë deri në fund. Ka një rrugë të gjatë për të shkuar, por ne jemi në një formë shumë, shumë të mirë për të qenë të suksesshëm".-tha Shaqiri për mediat britanike.

Futbollisti i cili përfaqëson Zvicrën në nivel kombëtaresh pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotme përballë West Ham.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga