
Në 20 prill, në Durrës nisi Kampionati Botëror i Shahut për shkolla, i cili do të përfundojë në datën 29 prill. Sot, do të ketë një përballje të veçantë mes shahistëve të vegjël teksa shorti ka përcaktuar që të ndeshen me njëri tjetrin gjeniu shqiptar, Dionis Senjo dhe kampioni rus, 6-vjeçari Mikhail Gurishov në orën 15:00.Të dy lojtarët në këtë kampionat kanë koleksionuar nga 1 humbje dhe nga 1 fitore, raporton newsport.al.
Gurishov është kampionat absolut në Rusi për moshën e tij, ndërsa vogëlushi shqiptar Senjo është mjaft i njohur në vendin tonë, pasi është gjeni. Me aftësitë e tij në astronomi, gjeografi, kimi, gjuhë të huaja etj i ka habitur të gjithë dhe vjet është pranuar në shoqatën botërore të gjenive.