Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Infarkti dhe kanceri që nuk e tregoi kurrë, zbulohen shkaqet e vdekjes së legjendës së WWE, Hulk Hogan

Shkruar nga NEWSPORT
Infarkti dhe kanceri që nuk e tregoi kurrë, zbulohen shkaqet e vdekjes
Hulk Hogan

Zbulohet zyrtarisht shkaku i vdekjes së legjendës së WWE, Hulk Hogan. Mësohet se 71-vjeçari humbi jetën si pasojë e një infarkti akut të miokardit, një formë e rëndë e atakut në zemër.

Hulk Hogan u transportua me urgjencë në spital më 24 korrik ndërsa fatkeqësisht mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Gjithashtu u mësua se Hogan kishte leuçemi kornike limfatike, një llojë kanceri në gjak që prek qelizat e bardha. Këtë detaj, Hulk Hogan nuk e kishte bërë kurrë publike më herët.

Kohët e fundit Hogan kishte komplikacione të rënda, si humbja e ndjesive në këmbë dhe nevoja për të ecur me shkop. Bashkëshortja e tij, Sky Hogan, kishte mohuar se ai ishte në gjendje kritike ndërsa theksonte se zemra e tij ishte e fortë.

Sky Hogan shprehu dhimbjen e thellë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj ndërsa u theksoi se ai ishte një besimtar i fortë. Gjithashtu vajza e tij Brooke Hogan, u shpreh me dhimbje të thellë, duke konfirmuar se ndonëse kishin qenë të larguar vitet e fundit, lidhja mes tyre “kurrë nuk ishte thyer”.

Hulk Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Bollea, do të mbetet një nga figurat më të mëdha në historinë e wrestlingut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga