Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Iu hodh sipër si buldozer!” Boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Shkruar nga NEWSPORT
“Iu hodh sipër si buldozer!” Boksieri shqiptar grushton në
Astrit Sejni dhe Arkani

Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi, pasditen e se dielës është përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Zvicër ku pas një konflikti verbal ai është përleshur fizikisht me djalin e komandantin në Serbi dhe ish-kreu i ushtrisë më të “frikshme” serbe.

Lajmi është bërë me dije nga ish deputeti Azgan Haklaj i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se Sejdini ka dhunuar djalin e Arkanit pasi veshur mbante bluzën po portretin e të atit dhe të Vladimir Putin.

 “Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot.
Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer!

Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

“Iu hodh sipër si buldozer!” Boksieri shqiptar grushton në
Arkani

Zeljko Raznatoviç ose i njohur ndryshe nga të gjithë si Arkani p;ërgjatë viteve 1990 qëndronte në krye të ushtrisë kriminale serbe. Ai u bë i njohur si udhëheqësi i  “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.

Zejko Raznatoviç u vra më 15 janar të 2000 në moshën 47-vjeçaare. Teksa ishte duke konsumuar diçka me miqtë e tij në Beograd, një burrë shkoi drejt tij dhe hapi zjarr në një distancë të afërt me një pistoletë gjysmë automatik.

Plumbi e kapi në sy i cili rezultoi fatal për Arkanin i cili ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga