
Enkileda Carja
Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja e ka “skalitur” me “gërma të arta” emrin e saj dhe të Shqipërisë në Kampionatin Europian për moshat U-17, teksa po mbahet në Madrid.
Ajo ka fituar 3 medalaje kampione europiane dhe ka thyer edhe 3 rekorde të tjera. Ajo mund të cilësohete pa asnjë dyshim si një nga talentet më të mëdhenj që ka “prodhuar” peshëngritja shqiptar. Këtë arritje nuk e la lënë në heshtje as Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama:
“Peshëngritësja e talentuar Enkileda Carja fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për të Rinj, që po zhvillohet në Madrid, duke thyer 3 rekorde europiane për të rinj, në peshën 63 kg”.
Poll