Sfidohen me Korabin, Elbasani nxjerr në shitje biletat
Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani – Korabi ëhstë dueli më spektakolar i javës së 17-të në Kategorinë e Parë. Kjo përballje do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e nesërme duke nisur që nga ora 17:00.
Një përballje mjaft interesante, me verdheblutë që do të luajnë vetëm për 3 pikët për të mbajtur hapin e Bylisit që kryeson. Drejtuesit kërkojnë mbështetjen e tifozëve dhe për këtë kanë nxjerrë në shtije edhe biletat.
Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe pikat ku tifozët mund t’i sigurojnë biletat. Ndërkohë kujtojmë se Elbasani pas 17 javësh kampionat ia ka dalë të grumbullojë 36 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të parë.