
Arlind Shabani mund të jetë një nga afrimet e merkatos së Tiranës. Mesfushori i talentuar është larguar nga skuadra maqedonase e Strugës e për momentin është një lojtar i lirë.
"Gazeta Olle" bën me dije se për shërbimet e 19-vjeçari janë në garë Tirana dhe Prishtina dhe të dyja ekipet kanë kontaktuar menaxherin e Shabanit.
Javën e ardhshme pritet të vendoset e ardhmja e Shabanit që sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje me Strugën dhe bëri një sezon të shkëlqyer. Tashmë ngelet për t'u parë nëse këto janë thjesht zëra merkato apo Tirana mund të transferojë talentin 19-vjeçar që luan si mefushor qendre.
Poll