
Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në Champions League ndaj Atletiko Madrid në shtëpi. Bardhezinjtë janë të kualifikuar tashmë dhe luajnë vetëm për vendin e parë në klasifikimi për të shmangur skuadrat e forta në turin e radhës. Ditën e sotme ka folur në konferencë për shtyp, trajneri I Juventusit, Mauricio Sarri. Tekniku italian foli për gjendjen e skuadrës si dhe për Ronaldon.
"Nëse mendojmë vetëm të mos pësojmë gol gabojmë, kështu që nuk duhet të bëjmë llogaritje. Atletico së fundmi po ndryshon, e qarkullon më shumë topin, kërkon një lojë tjetër nga e kaluara. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të vështirë, nëse mendojmë se tashmë jemi kualifikuar jemi të vdekur. Duhet të mendojmë të marrim vendin e parë, përndryshe motivimet janë përtokë.
Unë nuk lexoj ato që shkruani ju, nuk kam nevojë të lexoj atë që shkruhet në gazeta për të vlerësuar paraqitjet e skuadrës sime. Kjo skuadër ka karakterstika të caktuara, në fillim më quanit taleban sepse doja të luaja gjithmonë futbollin tim, tani nuk shkon sepse po u përshtatem karakteristikave të lojtarëve të mi. Nëse do t'ju dëgjoja do të çmendesha, kështu që unë vazhdoj me punën time.
Cristiano është stërvitur me shokët dhe kjo është diçka pozitive. Duket në përmirësim, por do të vlerësojmë stërvitjen e sotme dhe të nesërme. de Ligt dhe Bernardeschi janë për t'u vlerësuar, shumë do të varet edhe nga ata vetë, kanë dëmtime që sjellin dhimbje dhe duhet parë nëse këto dhimbje janë të durueshme apo jo. E vështirë t'i shohim në fushë të tre sulmuesit bashkë sepse kanë karakterstika të ndryshme".