Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sfida e kthimit ndaj Atletiko Madrid, Allegri: Kemi mundësi të përmbysim rezultatin, nuk e kam vendosur ende formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida e kthimit ndaj Atletiko Madrid, Allegri: Kemi mundësi të

Juventusi do të luaj ditën e nesërme ndaj Atletiko Madrid, ndeshje e kthimit për Champions League. Takimi i parë është mbyllur me fitoren e madrilenëve 2-0 dhe bardhezinjt do të jetë një misionë i vështirë. Në konferencën e sotme përpara ndeshjes Allegri u shpreh se skuadra e tij e ka mundësinë të përmbysë rezultatin. Gjithashtu trajneri Allegri nuk do të ketë në dispozicion Douclas Costa dhe mbrojtësin Alex Sandro

"Nesër kemi mundësinë të përmbysim rezultatin dhe duhet të jemi të aftë të kuptojmë momentet e ndeshjes. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe duhet të jetë një mbrëmje e madhe."

"Duhet të japim diçka më shumë, ta lemë mënjanë anën emocionale dhe të mos ngrijmë në momentet e vështira. Të japim 100% që në fund të ndeshjes të dalim pa asnjë pendesë. Nuk është 'Ndeshja e Vitit' sepse nëse kualifikohemi do të kemi akoma raunde të tjera për të luajtur."

"Nuk kam vendosur akoma se kush do të luajë nesër. Spinazzola nuk ka luajtur shumë, por nesër mund të jetë titullar, për Dybala-n nuk e di."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga