Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Paul Pogba premton rikthimin e bujshëm, sinjale edhe Federatës Franceze

Shkruar nga NEWSPORT
Paul Pogba premton rikthimin e bujshëm, sinjale edhe Federatës
Paul Pogba

Ish-lojtari i përfaqësues franceze Paul Pogba është një njeri ndryshe nga ai i së shkuarës. Ai flet me zë të ulët, i qetë dhe me një buzëqeshje mezi të dukshme, duket paksa larg imazhit të “showman”-it dhe personalitetit dërrmues që karakterizonte vitet e tij më të mira.

Lojtari i lindur në vitin 1993, i cili pati një 2024 të vështirë me përfundimin e kontratës me Juventusin nëntorin e kaluar, tani e gjen veten të lirë të nënshkruajë me çdo klub. Një situatë e pazakontë për  kalibrin e tij, i cili deri pak vite më parë konsiderohej si një nga mesfushorët më të talentuar në botë.

“Propozimet? Sot ka oferta. Ato vijnë nga kudo. Për momentin, gjithçka është ende e pasigurt dhe preferoj të mos e vendos shumë theksin në asnjë destinacion. Dua të shoh se çfarë më përshtatet më shumë. Sepse jam në një periudhë vendimtare të jetës dhe karrierës sime. Është një vendim që do të marr kohë për ta peshuar.

E ardhmja? Gjithçka është interesante", është komenti i vetëm që ia lejon vetes për të ardhmen, duke u distancuar nga çdo spekulim. Megjithatë, ai nuk e përjashton kthimin për të luajtur me Francën, siç kanë bërë të tjerë në të kaluarën, si Andre-Pierre Gignac apo N'Golo Kante, të cilët kanë luajtur jashtë vendit pa humbur mundësin e përfshirjes te kombëtarja transalpine. Pavarësisht kësaj “panorame”, Pogba e di se rikthimi i tij në fushë do të varet nga gjendja e tij fizike dhe mendore.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga