
Llapi
Llapi ka triumfuar në shtëpi përballë Drenicës në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, përfundoi 2-0 në favor të llapjanëve.
Në minutën e 29-të ishte Arbër Bytyqi që shënoi golin e parë për Llapin. Ndërkohë që për të dytin mendoi Antonio Marku, me ish-in e Teutës, tashmë pjesë e Drenicës, i cili shënoi autogol.
Me këtë fitore, Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina afrohet më shumë me finalen e Kupës së Kosovës. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 23 prill.
Poll