
Thierry Henry ka folur për çerekfinalet e para të Champions League, ku ka theksuar se në këtë sezon Barcelona është skuadra për t’u mundur.
Por jo vetëm ka, francezi ka treguar edhe se cila ëhstë pika e “dobët” e katalanasve në këtë sezon, duke vërë në dukje se lënë shumë hapësira për kundërshtarët. Mesfusha e përbërë nga De Jong dhe Pedri sipas Henry është thjeshtë magjike.
“Ata janë të jashtëzakonshëm. De Jong dhe Pedri në mesfushë, është e jashtëzakonshme ajo që po bëjnë.
“Ndonjëherë, megjithatë, ata lënë shumë mundësi për kundërshtarët për të shënuar gola. Përveç kësaj, ata janë të mrekullueshëm. Për mua, ata janë një skuadër që është shumë e vështirë për t’u mposhtur”, ka theksuar legjenda e Arsenalit.