
Cristiano Ronaldo
Sot futbolli botëror shënon një ditë zie, sidomos për Cristiano Ronaldon. Ditën e sotme është ndarë nga jeta personi që zbuloi talentin e yllit portugez dhe e bëri këtë lojtar që është sot.
Vetë 40-vjeçari luzitan ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të Aurelio Pereiras. “Një nga simbolet më të mëdha të stërvitjes botërore na ka lënë, por trashëgimia e tij do të jetojë gjithmonë.
Nuk do të ndalem kurrë të jem mirënjohës për gjithçka që ke bërë për mua dhe shumë lojtarë të tjerë. Mirupafshim, zoti Aurelio, faleminderit për gjithçka. U prefsh në paqe”, shkruan Cristiano Ronaldo.
View this post on Instagram
Poll