
Jose Mourinho - Okan Buruk
Në Turqi është marrë vendimi për Jose Mourinho. Portugezi është pezulluar me 3 ndeshje pas incidentit të ndodhur me trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk.
Mourinho pas humbjes 2-1 që Fenerbahce mori ndaj Galatasarayt, nuk nguroi të kapte prej hunde trajnerin e kundërshtarëve. Buruk ra menjëherë në tokë, duke mbulur fytyrën me duar.
Gjë e cila është dënuar nga Komisioni i Etikës në Turqi. Përveç se është dënuar me 3 ndeshje pezullim, ish-trajneri i Romës ka marrë edhe 292,500 lira turke (rreth 5,955 £) gjobë.
Poll