
Carlo Ancelotti
Largimi i Carlo Ancelottit nga Real Madridi në fund të këtij sezoni është i pashmangshëm. Kjo si pasojë duke parë dhe mundësinë që “los blancos” mund të mbyllin sezonin pa asnjë trofe.
Prej kohësh flitej se tekniku italian do të merrte drejtimin e Kombëtares së Brazilit kur të mbyllte bashkëpunimin me Reali, por “Selessao” janë shumë pranë marrëveshjes me Jorge Jesus.
Siç raportojnë mediat italiane, Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Serie A. Klubet që do ta dëshironin 65-vjeçarin janë Milani dhe Roma. Këta të fundit mund të ndajnë rrugët me Ranierin, ndërsa klubi kuqezi do të dëshironte një rikthim të madh të “Don Carlos”.
Poll