
Wojciech Szczesny u rikthye sërish në fushë pas pensionimin dhe këtë e bëri për të mbrojtur portën e barcelonës. Polaku u transferua te barça në tetor të vitit të kaluar për të zëvendësuar Andre Ter Stegen.
Ky i fundit u dëmtua dhe do të mungonte disa muaj dhe në një emergjencë totale për portën, Szczesny vendos të rikthehe sërish në fushë. Tashmë kohët e fundit ka filluar të flitet shumë për të ardhmen e tij te Barcelona dhe si titullarë.
Ter Stegen siç dihet ka kaluar dëmtimin dhe nga ndeshja në ndeshje pritet të rikthehet si titullarë. Por diçka e tillë nuk e shqetësonaspak Szczesny, i cili shprehet se nëse Flick vendos që kapiteni të rikthehet në portë do të jetë gjithçka normale, pasi ndër të tjera nënvizon se te Barça është transferuar për ta zëvendësuar.
"Ter Stegen tashmë ka filluar të stërvitet me ne. Ai duket në formë. Unë erdha këtu për ta zëvendësuar atë dhe nuk do të kem asnjë problem nëse ai rikthehet në portë.
Dua të ndihmoj skuadrën dhe të bëj më të mirën në fushë, por nëse trajneri vendos që kapiteni duhet të kthehet dhe të mbrojë portën, kjo do të ishte një situatë normale dhe e kuptueshme për mua”, ka deklaruar polaku.