Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Doli golashënues dy sezone më parë, Klodian Nuri pranë firmës me skuadrën e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Doli golashënues dy sezone më parë, Klodian Nuri pranë

Klodian Nuri është pranë firmës me Turbinën. Sulmuesi 26-vjeçar ishte pjesë e Orikut dhe Partizanit B sezonin e kaluar, ndërsa dy vite më parë u shpall golashënues i Kategorisë së Parë me fanellën e Elbasanit.

Turbina e shikon Nurin si lojtari ideal për repartin e sulmit dhe në ditët në vijim do të ketë një takim mes drejtuesve të skuadrës dhe lojtarit.

Për momentin, 26-vjeçari nga Tirana është një futbollist i lirë dhe pritet që të pranojë ofertë e skuadrës së Turbinës. Pas Varfit, Koldashit dhe japonezit Sugahara, Nuri do të jetë afrimi i radhës te Turbina.

Poll

Lexo gjithashtu