Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Benjamin Sesko 'çmend' Europën, tri ekipe angleze gati të paguajnë 50 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Benjamin Sesko 'çmend' Europën, tri ekipe angleze gati
Benjamin Sesko

Arsenal, Chelsea dhe Manchester United janë 3 ekipet e mëdha që po ndjekin me kujdes situatën e Benjamin Sesko. Sulmuesi slloven është aktualisht pjesë e Leipzig, por sezonin e ri vështirë ta nisë përsëri në Gjermani.

“Topçinjtë” janë më të interesuarit, me Mikel Artetën që e pëlqen jashtë mase Seskon. 20-vjeçari është i preferuari i trajnerit të Arsenalit, me këtë të fundit që e sheh si perfektin për formacionin dhe për të përforcuar repartin ofensiv.

Në krahun tjetër, klauzola e tij është 50 milionë euro. Leipzig nuk do ta lërë të lirë sulmuesin për më pak se kjo shifër, me klubet angleze që nuk e kanë problem për të paguar një shumë të tillë kur vjen puna te një lojtar që garanton gola.

Kujtojmë që në këtë sezon, Sesko ia ka dalë të shënojë 13 gola dhe të asistojë në 2 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga