Në serie A gjithashtu do të luhen duele mjaft interesante në kuadër të javës së 19-të të saj, kun ë fushë gjithë vëmendjen pritet të marrë Juventusi.
“Zonja e Vjetër” ditën e premte u dënua me -15 pikë për shkak të falsifikimeve financiare. Tashmë pas këtij dënimi do të duhet që bardhezinjtë të “mbledhin” forcat për të bërë mirë në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, ku përballë ditën e sotme do të ketë Atalantën e Berat Gjimhsitit, në sfidën që do të luhet në “Allianz Stadium” duke nisur që nga ora 20:45.
Kujtojmë se në fushë do të jetë edhe Roma e Marash Kumbullës, ku do të përballet me Spezian, me djemtë e Jose Mourinhos që synojnë 3 pikët që do ta ngjisnin direkt në vendin e 4-të në klasifikim, pozicion që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm.
Ndeshjet e ditës së sotme në Serie A:
[caption id="attachment_676987" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Serie A[/caption]