Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Serie A mëson edhe ekipin e tretë që bie nga kategoria, gëzim dhe lot në Reggio Emilia

Shkruar nga NEWSPORT
Serie A mëson edhe ekipin e tretë që bie nga kategoria,

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 nisi ndeshja e fundit e Serie A. Një ndeshje ndryshe nga të tjerat teksa Spezia dhe Hellas Verona kishin mbyllur në kuotë të barabartë pikësh 28 javët e rregullta dhe sipas rregullit të ri në Itali, do të përballeshin në një ndeshje shtesë për të vendosur se kush do të bie në Serinë B.

Pas 90 minutave plus shtesë është Hellas Verona skuadra që feston teksa mposhti Spezian në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia. Rezultati 1-3 me të katër golat që u shënuan në pjesën e parë. Faraoini zhbllokoi i pari për fituesit ndërsa baraspesha e përkohshme u vendos nga Ampadu. Ngonge do të ishte heroi iVeronës i cili me dy golat e tij vendosi fatin e sfidës dhe gjithë sezonit.

Në fund të takimit gëzimi i njërës skuadër sigurisht është trishtimi i tjetrës dhe lotët nuk kishin sesi të mungonin nga tifozë e disa prej lojtarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga