
Serie A rikthehet ditën e sotme me tre ndeshje njëra pas tjetrës. Ekipet Big zbresin në fushë me objektivat e qartë për fitoren. Në orën 15:00, Napoli kryesues pret Torinon për të vazhduar me ritmin e fitoreve dhe për të ruajtur distancën me ekipet e Milanos.
Në orën 18:00 skena është për Kristjan Asllanin që do të luajë për herë të parë si titullar me Interin përballë Romës në San Siro. Në mungesë të Brozovic, Asllani do të marrë në dorë regjinë e Interit përkrah Barellas dhe Calhanoglu.
Në mbrëmje, në orën 20:45, Empoli i Bajramit dhe Ismajlit, që mungojnë sot, do të presë në shtëpi kampionët në fuqi, Milanin. Kuqezinjtë, pas humbjes me Napolin duan të rikthehen sa më shpejt te rruga e fitores për t’u vënë përsëri në ndjekje të trofeut të Serie A.